Shkup, dhjetor – Në Maqedoninë e Veriut nga 1 janari 2022, të dielen nuk do të punohet më, kështu kanë vendosur deputetet e parlamentit të këtij shteti.
Për këtë vendim, kanë votuar 62 deputet, të gjithë ata që ishin prezent në seancen plenare pas asnjë votë kundër në kuvendin e Maqedonisë që ka 120 deputetë, përcjell Buletini Ekonomik.
Ministria për Punë dhe Politika Sociale në Maqedoninë e Veriut, Jaboda Shahpaska, ka deklaruar se qeveria dhe ministritë e këtij shteti e kanë përmbushur vendimin qe ua kanë dhënë punëtorëve dhe se e diela nga 1 janari i ardhshëm do të jetë pushim për 92 për qind të punëtorëve të këtij vendit, transmeton portali Investitor./Buletini Ekonomik/