Agjencia e Maqedonisë së Veriut për Komunikime Elektronike, nisi një ankand për ndarjen e frekuencave për rrjetet 5G.
Agjencia po ofron tre licenca për përdorimin e frekuencave të radios në spektrin 700 MHz dhe shtatë në brezin 3 GHz, thuhet në një njoftim të enjten.
Agjencia planifikon të lëshojë gjashtë licenca për mbulim kombëtar për një periudhë 15-vjeçare dhe katër licenca për mbulim rajonal, të cilat do të jepen për një periudhë gjashtë vjetore.
Çmimet fillestare për licencat në spektrin 700 MHz variojnë nga 2,75 milionë euro (3,1 milionë dollarë) deri në 5,5 milionë euro, ndërsa çmimet për licencat në brezin 3 GHz fillojnë nga 5,830 euro dhe arrijnë në 2,5 milionë euro.
Tenderi do të mbyllet 35 ditë nga data e publikimit.
Në fillim të këtij viti, agjencia shprehu interes për licencat për frekuencat 5G, nga katër operatorë telekomunikacioni – Makedonski Telekom, A1 Makedonija, Neotel dhe Bitstream Mobile./Monitor/