Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë pagën e 13

Punëtorët e Sindikatës së Re të KEK-ut ka protestuar sot para ndërtesës së Toskanës në Prishtinë, me qëllim të adresimit të disa kërkesave të tyre.

Ata kërkuan rrogën e 13-të për të gjithë punëtorët e KEK-ut, si dhe të iu bëhet sigurimi shëndetësor për një afat njëvjeçar, e jo për çdo tre muaj sikurse është tani.

Punëtorët e KEK-ut me këtë protestë gjithashtu kanë kërkuar ehe zbatimin e marrëveshjes kolektive, sektoriale, sigurimin e pajisjeve personale të mbrojtjes për punëtorë si dhe mjetet higjienike. Po ashtu po kërkohet që të paguhen kushtet e punës për të gjithë punëtorët e KEK-ut. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar