Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot në protestë para Qeverisë

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë ka bërë të ditur se sot do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Në një njoftim për media nga Lotaria, thuhet se protesta do të fillojë nga ora 11:30 deri në orën 12:00, me kërkesën për miratimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës.

 

“Gjithashtu, paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka  premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë, mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur”.

Reklama e sponzorizuar

“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme, përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre”, thuhet në njoftimin e sindikatës.