Agjencia finlandeze për sigurinë nukelare i ka dhënë lejen reaktorit nuklear të pestë në këtë vend që të fillojë punën provuese me fuqi të ulët.
Reaktori Olkiluoto 3 (OL3), pritet të fillojë prodhimin e rregullt të energjisë elektrike në qershor të vitit 2022 dhe do të jetë reaktori më i madh në Europë, transmeton sot Portali nga Brukseli, Euraktiv, përcjell Buletini Ekonomik.
Pritet që ky reaktor të rris kapacitet energjetike të Finlandës për 1 mijë e 600 megavatë, energji kjo që do të mbulojë rreth 15 për qind të konsumit të energjisë elektrike në këtë vend.
Sa për ta krahasuar fuqinë e këtij reaktori, prodhimi maksimal i energjisë elektrike nga era në Finlandë është 2 mijë e 500 megavatë.
Me fillimin e punës së reaktorit Oulkiluoto 3, pjesëmarrja e rrymës të prodhuar nga centralet atomike në Finlandë do të ngritet në rreth 40 për qind.
Reaktori i ndërtuar në bregdetit perendimor të Finlandës në një masë goxha të madhe do ta avancojë pavarsinë e këtij vendi, i cili importon rrymë nga Suedia dhe Rusia.
Reaktori ka qenë i planifikuar të kryhet së ndërtuari qysh në vitin 2009 me kosto të shpenzimeve gjithësej 3.2 miliardë euro. Shpenzimet e ndërtimit 13 vjet më pas vlerësohen të kenë arritur në 8.5 miliardë euro./Buletini Ekonomik/