Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se sot kanë filluar të marrin avullin nga KEK-u, dhe si rrjedhojë tashmë ka filluar edhe prodhimi i energjisë termike.
Në njoftimin e tyre në facebook, thuhet se kjo do të mundësojë vazhdimin e furnizmit me ngrohje të mjaftueshme, gjë që nënkupton ndëprerjen e furnizimit nëpërmes kaldajave me mazut.
Sipas tyre, deri në orët e mesditës së sotme pritet të bëhet stabilizimi i plotë i furnizimit me ngrohje të mjaftueshme për të gjithë konsumatorët./Buletini Ekonomik/