Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka thënë se Kosova e ka tejkaluar çmimin e importit të energjisë elektrike.
Në kuadër të kësaj, ajo tha se gjatë tërë vitit për importin e energjisë elektrike janë paraparë që të shpenzohen rreth 12 milionë euro, ndërkohë që sipas saj kjo shumë parash është shpenzuar për importin e e energjisë elektrike vetëm brenda periudhës nëntor-dhjetor.
“ZRRE ka hapur kërkesën e shqyrtimit të jashtëzakonshme të tarifave dje në përputhje me obligimet ligjore duke qenë se shpenzimet e operatorëve janë shumë më të larta sesa ka qenë e parashikuar. Shpenzimet e importit kanë arritur në 12 milion për periudhën nëntor-dhjetor, teksa ka qenë e paraparë që për tërë vitin të shpenzohen jo më shumë se 12 milion për import”, ka thënë ajo.
Rizvanolli poashtu tha se çmimet e importit të energjisë elektrike për kilovat janë rritur gati për pesëfish.
“Aktualisht energjia elektrike gjatë ditës shitet me çmimin prej 7 cent për kilovat, përderisa çmimet e importit janë minimalisht katër, pesëfish më të larta dhe është çështje kohe derisa një kompania do të mundet që ta përballojë këtë”, tha tutje mistrja Rizvanolli./Buletini Ekonomik/