Rritet çmimi i cigareve në Kosovë

Në vazhdën e ngritjeve të çmimeve të produkteve bazike për jetesë në Kosovë, ka nisur shtrenjtimi edhe i produkteve të luksit.

Kësisoj, rritje ka pësuar edhe duhani në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Në marketet e vendit, cigaret e të gjitha llojeve të firmës “Winston” tanimë do të jenë më të shtrenjta për 10 centë.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë nuk dihet nëse rritje do të ketë edhe në llojet tjera të këtij produkti.