Sa këmbehen sot valutat kryesore përballë monedhës vendase?!

Monedha europiane nuk ka pësuar luhatje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi vijon njësoj si dje të blihet me 120.2 lekë dhe të shitet me 121 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik ndërkaq ka fituar pikë në raport me ditën e mërkurë duke u blerë sot me 142.4 lekë dhe duke u shitur me 143.4 lekë.

Dollari amerikan ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 105.9 lekë dhe duke u shitur me 106.9 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane nuk ka shënuar lëvizje të kuotës këtë të enjte duke vijuar njësoj si një ditë më parë të blihet me 115.3 lekë dhe të shitet me 116.2 lekë./SCAN TV/