Sërish rënie për Paundin dhe Dollarin – Dobësohet edhe monedha europiane

Monedha europiane ka pësuar një rënie të vlerës këtë të mërkurë teksa blihet sot me 120.9 lekë dhe shitet me 121.5 lekë në raport me ditën e djeshme.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës teksa në raport me dje është blerë sot me 106.4 lekë dhe është shitur me 107.4 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar zbritje të kuotës këtë të mërkurë pasi në raport em ditën e martë blihet sot me 141.3 lekë dhe shitet me 142.5 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane është valuta e vetme që nuk ka pësuar zhvlerësim në raport me Lekun teksa blihet sot me 115.3 lekë dhe shitet me 116.4 lekë./SCAN TV/