Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të shqyrtohet në lexim të dytë buxheti i Kosovës, të mbahet të premten.
Kjo është konfirmuar nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, shkruan Express.
Ajo tha se në këtë seancë do të shqyrtohet në lexim të dytë projektbuxheti i Kosovës për vitin 2022.
“Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën është vendosur seanca për shqyrtimin e buxhetit në lexim të dytë të mbahet të premten, me datë 17 dhjetor nga ora 11:00. Kjo kërkesa ka ardhur si rrjedhojë e dy proceseve, që buxheti është trajtuar në të gjitha Komisionet funskionale dhe se dëshirojmë që projektligji të kalojë në afate kohore”, ka thënë ajo.