Zvicra është vendi më i shtrenjtë për sa i përket nivelit të çmimeve.
Në vitin 2020 barazia e fuqisë blerëse të Zvicrës në nivelin e produktit të brendshëm bruto (GDP) ishte 1 franga 71 (EU27 = 1 euro) dhe niveli i çmimit ishte 159.3 pikë (EU27 = 100), sipas një studimi të ri të publikuar nga Statistikat Federale, transmeton albinfo.ch.
Rezultatet ndryshojnë ndjeshëm nga mesataret në disa kategori. Vlerat më të larta kanë të bëjnë me shërbimet spitalore (indeksi i nivelit të çmimeve = 309.0 për Zvicrën, BE27 = 100), arsimi (275.6) dhe mishi (251.6).
Vlera më e ulët është ajo e pajisjeve audiovizive, fotografike dhe kompjuterike, e cila në Zvicër është më e ulët se mesatarja evropiane (99.4). Për sa i përket PBB-së, Zvicra është vendi më i shtrenjtë për sa i përket nivelit të çmimeve, përpara Islandës (144.9) dhe Norvegjisë (141.2).
Turqia shënon nivelin më të ulët të çmimeve (40.8), e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (45.9) dhe Mali i Zi (50.4).