Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ia ka miratuar kërkesën Ministrisë së Shëndetësisë për pagesat e specializantëve me vetëfinancim deri me 31 gusht 2022.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit, mjetet do të ndahen nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere.
“Ministria e Shëndetësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i financojë specializantët… Kërkojmë që të lejohet realizimi i kësaj mbështetjeje nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere, prej muajit janar deri në muajin gusht 2022”, tha Latifi./Buletini Ekonomik/