Zvicra, Gjermania dhe Turqia, tri vendet me më së shumti udhëtarë për Kosovë

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ka publikuar një listë me udhëtimet më të shpeshta që bëhen nga vendet e tjera në drejtim të Kosovës. Në këtë listë kryesojnë shtetet me më së shumti udhëtarë si: Zvicra, Gjermania dhe Turqia.

Zvicra ka përqindjen më të lartë në këtë listë me 37.61 për qind, të të gjitha udhëtimeve me destinacion Kosovën. Pas Zvicrës, klasifikohet Gjermania me 31.14 për qind, ndërsa e treta del të jetë Turqia me 15.23 për qind, përcjell Buletini Ekonomik.

Mirëpo, përveç këtyre tri shteteve, ka edhe të tjera që radhiten në këtë listë. Ato janë: Austria me 6.17%, Suedia me 3.39%, Britania e Madhe me 2.50%, Belgjika 1.22%, Italia 1.09% dhe Finlanda me 0.63%.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, në një përqindje ende më të vogël sesa shtetet e lartëpërmendura, renditen edhe Norvegjia, Danimarka, Franca, Holanda dhe Kroacia.

Në një njoftim në facebook, nga Aeroporti i Prishtinës kanë bërë të ditur se gjatë vitit 2021 në këtë aeroport janë realizuar gjithsej 16 mijë e 734 fluturime nëpër destinacione të ndryshme të botës, me gjithsej 2 milionë e 176 mijë e 36 pasagjerë.

Në krahasim me vitin 2021, më 2020-n ka pasur dukshëm më pak fluturime e si rrjedhojë edhe udhëtarë në këtë aeroport, shkaku i pandemisë. Më 2020, janë realizuar 8 mijë e 472 fluturime me 1 milionë e 102 mijë udhëtarë.

Kurse, viti 2019 është viti me më së shumti fluturime nëse i krahasojmë këto tri vitet e fundit. Në këtë vit nga Aeroporti i Prishtinës ishin realizuar 17 mijë e 350 fluturime, me 2 milionë e 369 mijë e 767 pasagjerë. /Buletini Ekonomik/

 

May be an image of map and text that says 'PAX 2021 S PRIETI ADE M Limak KOSOVO limakkosovo.aero 310 4% 2,176,036 pax Year 2021 16,734 Flights 1,102,016 pax Year 2020 8,472 Flights 2,369,767 pax Year 201 17,350 Flights 15.23% 6.17% 3.39% 5:50% 1.22% 1.09% 0.63% 0.51% 0.19% 0.17% 0.13% 0.02% BELGIUM ITALY FINLAND NORWAY DENMARK FRANCE NETHERLANDS CROATIA SWITZERLAND GERMANY TURKEY AUSTRIA SWEDEN UK'