53 reaktorë të tjerë janë në fazën e ndërtimit në 19 shtete
Buletini Ekonomik
Prishtinë, janar – Edhe pas krizës globale energjetike, disa shtete, për shumë arsye kanë vendosur të mos varen nga energjia bërthamore duke pasur në konsideratë shqetësimet për sigurinë e menaxhimit të mbetjeve bërthamore dhe depozitimin e tyre.
Ndër shtetet që kanë vendosur t’i mbyllin goxha shpejt stabilimentet për prodhimin e energjisë elektrike me bazë nukleare janë Gjermania, Franca, Belgjika dhe disa shtete tjera perëndimore, të cilat kanë zënë t’i mbyllin centralet bërthamore, ose kanë parashikuar afate të sakta për mbylljen suksesive të tyre.
Sidoqoftë, aktualisht janë rreth 440 reaktorë të energjisë bërthamore që operojnë në 32 shtete që përfaqësojnë mbi 60 për qind të popullatës globale. 53 reaktorë të tjerë janë në fazën e ndërtimit në 19 shtete.
Reaktorët bërthamorë aktual janë të projektuar me teknologji të sprovuar, sipas të dhënave që i shpërfaqë në një status në fb, Beqir Mezelxhiu, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, të cilat në raste kanë kohën e veprimit deri në 80 vjet dhe të cilat shpërndajnë sasi të mëdha elektriciteti me emision shumë të vogël të karbonit.
Aktualisht janë duke u zhvilluar reaktorë të vegjël modular (SME – Small Modular Reactor), të cilët mund të ofrojnë një zgjidhje optimale duke e bërë prodhimin e energjisë bërthamore të përshtatshme për rrjete të vogla dhe duke e përdorur për koogjenerim në rastet për ta parandaluar emetimin e dioksid karbonit gjatë prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri. /Buletini Ekonomik/