Ambasada e Kosovës në Gjermani njofton për njohjen e patent-shoferëve, pritet konvertimi i lejeve pa provime shtesë

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar qytetarët se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) me datë 29 dhjetor 2021, të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e patentë-shoferëve, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës.

Përveç Koosvës, pjesë e kësaj liste janë edhe Shqipëria, Britania e Madhe, Irlanda e Veriut dhe Moldavia, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas njoftimit, për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patentë-shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Reklama e sponzorizuar

Kjo projekt-rregullore pritet të shqyrtohet në seancat e radhës në Bundesrat. Kjo Ambasadë në Gjermani shton tutje se sapo të konkretizohet data e shqyrtimit, do të informojnë publikun me kohë përmes kanaleve të komunikimit. /Buletini Ekonomik/