Raportohet se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar një paketë financiare prej një miliard eurosh (1.1 miliardë dollarë) që mbështet disa projekte të infrastrukturës energjetike, njoftoi sot Komisioni Evropian, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se vlera prej 657 milionë eurosh do të ndihmojë në financimin e një lidhjeje kabllore nënujore prej rreth 898 kilometrash duke u bashkuar me rrjetet e energjisë të Greqisë dhe Qipros, pjesë e një rrjeti më të gjerë të planifikuar me Izraelin, të quajtur Interkoneksioni EuroAsia.
Projekti, pasi të përfundohet, do të lejojë transmetimin e energjisë elektrike në të dy drejtimet dhe izolimin energjetik të Qipros”, sipas deklaratës së BE-së.
Iniciativa të tjera të BE-së përfshijnë një rregullim të vazhdueshëm të rrjetit të energjisë në vendet baltike në Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni, një linjë shtesë transmetimi midis Suedisë dhe Finlandës dhe një objekt magazinimi të gazit në Bullgari. /atsh