BE planifikon të mobilizojë 500 miliardë euro për energji bërthamore deri në 2050

Termocentralet bërthamore ekzistuese në BE do të kenë nevojë rreth 50 miliard euro në investime deri në 2030 dhe rreth 500 miliard euro deri në 2050 për gjenerim të ri të impianteve të tilla, sipas Komisionerit Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyews, ku është raportuar se mesatarja e investimit deri në 2050 i bije rreth 20 miliard euro në vit që do të orientohen drejt zhvillimit të kapaciteteve të energjisë bërthamore.

Në nëj invervistë për të përjavshmen Le Journal du Dimanche, Komisioneri Breton tha se energjia bërthamore është një nga vektorët e tranzicionit energjetik dhe që kështu nuk mund të përjashtohet nga taksonomia e gjelbër.

Reklama e sponzorizuar

“Vetëm termocentralet ekzistuese bërthamore do të kenë nevojë për 50 miliard euro në investime prej tash deri në 2030. Dhe njësi të reja gjeneruese do të kenë nevojë për 500 miliard euro”, apo 20 miliard euro në vit”, ka theksuar ai.

Në këtë mënyrë, përfshirja e energjisë bërthamore në taksonomi është thelbësore për të mundësuar sektorin që të tërhek investime kapitale për të cilat ka nevojë, sipas Komisionerit Breton.

Breton poashtu theksoi nevojën për energjinë bërthamore për të përmbushur kërkesën në rritje në Evrop për energji elektrike neutrale ndaj karbonit, në mënyrë që të arrihet objektivi prej zero emetime të karbonit.

Rritja e pashmangshme e kërkesës për energji elektrike të pastër kërkon që energjia bërthamore të rritet

Kërkesa për energji elektrike do të dyfishohet në 30 vitet e ardhshme, pra investime të konsiderueshme do të nevojiten për të rritur kapacitetet prodhuse, që i bije në energji të ripërtëritshme dhe energji bërthamore, ka shtuar Breton.

Sot, 26% e energjisë elektrike që gjenerohet në BE është nga energjia bërthamore, ndërsa sipas vlerësimeve dhe parashikimeve të ekspertëve pjesëmarrja e energjisë bërthamore do të jetë të paktën 15% deri në 2050.

Breton gjatë paraqitjes për mediumin Francez sqaroi se janë tre drejtime kryesore për zhvillimin e energjisë bërthamore.

Ai foli për zgjerimin e shumicës së 103 reaktorëve bërthamor që aktualisht operojnë në Evropë, si njërin prej drejtimeve, ku do të kenë qasje në taksonominë financuese deri në 2040.

Tutje, një drejtim tjetër sipas tij, është zhvillimi i reaktorëve të gjeneratës së tret në përputhje me taksonominë deri në 2045.

Krejtësisht në fund, teknologjia e reaktorëve të vegjël modular është në rritje dhe poashtu është listuar në standard, ka theksuar Breton.

Nëse Parlamenti Evropian aprovon dokumentin, taksonomia e re do të jetë në fuqi duke filluar nga 2023.

Ndryshe, Franca ka qenë mbështetsja kryesore e propozimit, por kjo poashtu ka provokuar reagime të zhurmshme nga disa vende të tjera antare, mbi të gjitha nga Austria dhe Gjermania, të cilat kanë kundërshtuar energjinë bërthamore mbi bazën e shqetësimeve për incidenteve potenciale mjedisore dhe mbetjet bërthamore.