Bill Gates: Njerëzit me këto 3 aftësi do të jenë të suksesshëm në tregun e ardhshëm të punës

Sipërmarrësi ikonë i teknologjisë dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates është i fiksuar pas së ardhmes. Ai shpesh punon me shpikës dhe inovatorë të industrisë, lexon libra për të ardhmen e njerëzimit dhe financon projekte për të avancuar komunitetet.

Dhe bazuar në të dhënat që ka mbledhur, Gates arrin në përfundimin se njerëzit me tre background-e do të jenë më të kërkuarit nga sot e tutje: shkenca, inxhinieria dhe ekonomia.

 

Punëtorët e aftë në këto fusha do të jenë “agjentët e ndryshimit për të gjitha institucionet”, thotë Gates për redaktorin ekzekutiv të LinkedIn, Daniel Roth.

Reklama e sponzorizuar

“Unë mendoj për njohuritë bazë të shkencave, aftësitë matematikore dhe ekonominë – shumë karriera në të ardhmen do të jenë shumë kërkuese për këto gjëra,” thotë Gates.

 

Ju nuk duhet të jeni ekspert në kodim ose në tabelën periodike, por aftësia për të menduar ashtu siç bëjnë këta ekspertë do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht shumë.

“Nuk është e domosdoshme që ju do të shkruani kodin, por ju duhet të kuptoni se çfarë mund të bëjnë inxhinierët dhe çfarë nuk mund të bëjnë ata”, thotë bashkëthemeluesi i Microsoft.

Ata ka të ngjarë të revolucionarizojnë industrinë tuaj, thotë ai./cnbc/