BMW, vetura më e shitur në SHBA dhe botë

BMW gjatë vitit të kaluar fitoi epitetin si prodhuesi më i madh i veturave premium në mbarë botën.

BMW dhe Mercedes prej dekadash janë në betejë të ashpër për fron, transmeton Telegrafi.

Kjo gjë ka rëndësi të madhe nëse “pushtojnë” tregun amerikan, e vitin e kaluar epitetin e prodhuesit premium më të shitur i takoi gjigantit bavarez.

Reklama e sponzorizuar

Bavarezët në vitin 2021 arritën të shpërndajnë 336.644 vetura në këtë vend, që është 21 për qind më shumë krahasuar me vitin 2020.

Duke marrë parasysh që në Shtetet e Bashkuara, Tesla udhëheq në mesin e prodhuesve premium, kjo kompani është renditur e dyta me 313.400 vetura të shitura në tregun amerikan.

Vendin e tretë e morri kompania japoneze Lexus, që blerëve në SHBA gjatë vitit të kaluar, ua shpërndau 304.475 vetura, e në të katërtin ishte Mercedes që shiti 276.102 vetura. Audi zuri vendin e pestë me 196.038.

BMW me titullin e prodhuesit më të popullarizuar premium u “nominua” në nivel global. Bavarezët gjatë vitit të kaluar, në mbarë botën shitën 2.2 milionë vetura.

Në nivel global, Mercedes shiti 2,05 milionë vetura – një rëni prej 5 për qind krahasuar me një vit më parë.