Cilat janë hidrocentralet më të mëdha në Shqipëri sipas kapacitetit?

2.85 milionë banorët e Shqipërisë janë pothuajse tërësisht të varur nga hidroenergjia për furnizim me energji elektrike.

Varësia ndaj hidroenergjisë i ndihmon jashtë mase Shqipërisë për të dekarbonizuar sektorin e energjisë elektrike, por e bën të varur nga ndryshimet klimatike.

Përkundër fuqisë së lartë të instaluar të prodhimit nga burimet hidrike, Shqipërisë i duhet të importojë energji elektrike çdo vit, për të siguruar furnizimin për konsumatorë.

Reklama e sponzorizuar

Më poshtë, kemi listuar hidrocentralet më të mëdha në Shqipëri sipas kapacitetit:

HEC Fuqia e instaluar
Koman 600 megavat
Fierzë 500 megavat
Vau i Dejës 250 megavat
Fangu 74.6 megavat
Banje 73 megavat
Ashta 48.2 megavat
Gjorice 4.18 megavat
Peshqesh 27.94 megavat
Ulëz 25.2 megavat
Shkopet 24 megavat
Bistrica 1 22.5 megavat
Prella 14.97 megavat
Sllabinje 13.8 megavat
Llapaj 13.62 megavat
Bele 2 11 megavat
Lengarice 8.94 megavat
Rapuni 3,4 8.857 megavat
Rapuni 1,2 8.1 megavat
Lura 1 6.54 megavat
Dardhe 5.8 megavat
Lura 3 5.66 megavat
Malla 5.455 megavat
Bistrica 2 5 megavat
Bele 1 5 megavat
Orgjost i Ri 4.8 megavat
Lura 2 4.02 megavat

 

Ndryshe, sikurse në të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, edhe në Shqipëri humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e distribuimit janë të mëdha, apo rreth 22 për qind në vitin 2020.

Kësisoji, ky vend ka potencial të madh për të zvogëluar humbjet përmes investimit në masa të efiçiencës së energjisë.

Izolimi i shtëpive dhe përdorimi i pompave elektrike të ngrohjes si alternativë ndaj ngrohësve të vjetër elektrik mund të ndihmojnë në zvogëlimin e kërkesës për energji elektrike./kosovo.energy/