Deponohen në një bankë në Prishtinë 461 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në intervale kohore të ndryshme, në një bankë janë deponuar 461 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur të enjten në orën 08:10, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në intervale kohore të ndryshme, në bankë janë deponuar 461 euro (6X50 euro, 2X20 euro, 2X10 euro, 41X2  euro dhe 19X1 euro) që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Reklama e sponzorizuar

Rasti nën hetime nga njësitë përkatëse.