Fillon edhe peticioni online kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë

Ka filluar edhe peticioni përmes internetit kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë, në të cilin të gjithë qytetarët që shprehen kundër një vendimi të tillë, kanë mundësi të nënshkruajnë.

Përmes një njoftimi bashkangjitur në linkun e peticionit, thuhet se “Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ndikojë që shumë familje të mos arrijnë ta paguajnë atë dhe kështu të mbesin pa ngrohje në këto ditë të ftohta të dimrit”.

Sipas organizatorëve të peticionit online, një vendim i tillë është i padrejtë duke e pasur parasysh se rroga minimale në Kosovë është 170 euro dhe shumë familje shpenzojnë më shumë se 600 kWh energji në muaj. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar

Peticionin mund ta nënshkruani këtu:

https://www.change.org/p/peticion-kund%C3%ABr-shtrenjtimit-t%C3%AB-rrym%C3%ABs