Monedha europiane ka humbur pikë në raport me ditën e djeshme teksa blihet mëngjesin e sotëm me 121.4 lekë dhe shitet me 122 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka pësuar rënie në raport me ditën e mërkurë pasi blihet sot me 145 lekë dhe shitet me 146 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal humbje ka regjistruar edhe Dollari amerikan i cili krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 106.7 lekë dhe është shitur me 107.5 lekë.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor ka pësuar rënie të kuotës duke u blerë sot me 116.3 lekë dhe duke u shitur me 117.1 lekë në raport me dje./SCAN TV/