Gastronomët sërish paralajmërojnë protesta pas rritjes së TVSH’së nga 8% në 18%

Një ndryshim ka hyrë në fuqi nga 1 janari. Bëhet fjalë për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar e cila sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ishte 8 për qind. Megjithatë ky afat i paraparë me këtë ligj tashmë ka kaluar dhe TVSH’ja është rikthyer në 18 për qind. Gastronomët paralajmërojnë rritje të produkteve sepse edhe çmimet e mallrave të tjera tashmë janë rritur.

Përqindja e tatimit u kthye pas një viti e gjysmë që ishte 8 për qind pasi afati i dhënë sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike tashmë ka skaduar.

Ndërkohë gastronomët deklarojnë se rikthimi i tatimit nga 8 në 18 për qind do të ndikojë në rritjen e çmimeve të pijeve dhe ushqimeve në lokale.

Reklama e sponzorizuar

“Për neve është absurde. Ne detyrohemi automatikisht me bo rritje të çmimeve ndryshe s’mundemi me ja dalë”.

Nëse s’do të ketë ndryshim të këtij vendimi ata paralajmërojnë protesta./rtk