Parashikimet janë të pasigurta për tre muajt e parë të vitit 2022 dhe nëse regjistrohet rënie e prodhimit dy tremujorë radhazi, Gjermania sipas një përkufizimi të përdorur zakonisht do të jetë në recesion.
Gjermania po përballet me recesion pasi ekonomia më e madhe e Evropës u tkurr në fund të vitit 2021 dhe këtë vit po përballet me një fillim të vështirë për shkak të përhapjes së shpejtë të llojit Omicron të koronavirusit, i cili i pengon njerëzit nga blerjet dhe udhëtimet, kurse problemet e furnizimit po pengojnë prodhuesit.
Agjencia Shtetërore e Statistikave Destatis njoftoi se prodhimi në Gjermani ra me ndërmjet 0,5 dhe 1 për qind në tremujorin e katërt.
Parashikimet janë të pasigurta për tre muajt e parë të vitit 2022 dhe nëse regjistrohet rënie e prodhimit dy tremujorë radhazi, Gjermania sipas një përkufizimi të përdorur zakonisht do të jetë në recesion.
Gjermania vendos ritmin për të gjithë eurozonën, pra për 19 vendet e Bashkimit Evropian (BE) që përdorin euron. Shumë kompani gjermane kanë furnizues ose prodhim në vende të tjera evropiane, kështu që aktiviteti i biznesit gjerman mund të stimulojë rritjen në ato vende.
Vitin e kaluar, ekonomia gjermane u rrit me 2,7 për qind, respektivisht u rikuperua nga një rënie prej 4,6 për qind në vitin 2020 kur bllokadat për shkak të pandemisë ishin më të rëndat.
Statistikat e plota për tremujorin e katërt do të publikohen më 28 janar.