Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se blloku B2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë, pas rikthimit në funksion sot.
Me anë të një njoftimi në Facebook, KEK thotë se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik./Buletini Ekonimik/