Kriptovalutat, ku renditet Shqipëria? – E 94-ta në botë, ndër 154 shtete, e dyta në rajon

Kriptovalutat

Raporti i Chainalysis mbi gjeografinë e kriptovalutave 2021, përmban një indeks, që mat adoptimin e kriptovalutave në 154 shtete të botës. Por ku renditet Shqipëria? Në vendin e 94-tët në botë, nga vendi i 118-të që ishte në vitin 2020, në të njëjtin raport. Krahasuar me rajonin ndërkohë, Shqipëria është e dyta në renditje, pas Serbisë, që mban vendin e 62-të.

Ky indeks bazohet mbi 3 shtylla kryesore dhe disa indikatorë të ndryshëm, si dhe peshohet mbi ekonominë e vendit. Pra, aktiviteti i kriptovalutave në secilin prej 154 shteteve të marra në analizë peshohet mbi paritetin e fuqisë blerëse për frymë të atij shteti, duke i dhënë kështu përparësi vendeve me zhvillim ekonomik më të ulët.

Kjo do të thotë se, në rast se dy shtete kanë një aktivitet të barabartë të kripotvalutave, përparësi në renditje, duke e pozicionuar më lart i jepet atij shteti që ka një ekonomi më të dobët. Në këtë indeks Shqipëria grumbullon 0.03 pikë, me një pikëzim nga 0 në 1, ku sa më afër vlerës 1 të jetë pikëzimi, aq më e lartë është edhe renditja. Në nivel global, në vend të parë renditet Vietnami, ndjekur nga India dhe Pakistani./SCAN TV/

Reklama e sponzorizuar