Kurti: Viti 2021 karakterizohet me rritje të paprecedentë të çmimit të energjisë elektrike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në seancen e jashtëzakonshme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike ka thënë se viti që lamë pas u karakterizua me një rritje të paprecedentë të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet europiane.

Ai tha se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 çmimet e gazit kanë qenë 25 euro për MWh, ndërkohë që në dhjetor të poatij viti çmimet patën një rritje rekorde të cilat shkuan në 180 euro për MWh.

Sipas tij, kjo rritje e çmimit paraqet një ngritje prej 600 për qind, krahasuar me fillimin e vitit 2021.

Reklama e sponzorizuar

“ Ka ndodhur rritje enorme e çmimit të energjisë në nivel global për shkak të rritjes enorme të kërkesës për gaz, pasi që vendet e Europës i kanë zvogëluar kërkesat e tyre për gaz, dhe e kanë rritur kërkesën si për mbushje të rezervave ashtu edhe për furnizim të mënjehershëm me energji”, ka thënë Kurti gjatë sencës./Buletini Ekonomik/