LDK-ja kundërshton rritjen e tarifave të energjisë elektrike

Hykmete Bajrami

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kanë dërguar komentet në ZRRE të cilat janë kundërshtuese për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Në Konferencen për media të mbajtur sot, Xhafer Tahiri ka thënë se për LDK-në mbrojtja e interesave të qytetarëve është jetike përmes mekanizmave institucionale në këtë rast, duke i dërguar komentet e tyre në ZRRE dhe duke kundërshtuar rritjen e tarifave për energjinë elektrike.

Tutje edhe deputetja, Hykmete Bajrami, tha se kriza e energjisë elektrike ka nisur në vitin 2021 dhe se qeveria ka dështuar thellë në menaxhimin e kësaj krize

Reklama e sponzorizuar

“LDK do të ndjek rrugën institucionale, nëse është nevoja do të mbrojmë të drejtën qytetarëe edhe në Gjykatën Kushtetuse”, ka thënë ajo në konferencë.

Ajo tutje u shpreh se rritja e çmimit të rrymës e rëndon jetën e qytetarëve, sidomos në këtë kohë të pandemisë./Buletini Ekonomik/