Mali i Zi synon ndërtimin e tri termocentraleve me gaz

Ndërmarrja energjetike shtetërore e Malit të Zi, Elektroprivreda Crne Gore (EPCG), ka filluar përgatitjet për ndërtimin e tri termocentraleve të gazit me kapacitet total të instaluar prej 400 megavat.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergynews, ku është raportuar se furnizimet me gaz mund të sigurohen nga depozitat e gazit në Detin Adriatik.

‘Elektroprivreda Crne Gore’ planifikon që të ndërtojë një termocentral hybrid me kapacitet të paktën prej 50MW afër qytetit të Bar, bazuar në turbina të gazit me mundësinë e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme, si dhe një termocentral të gazit të kombinuar me një kapacitet prej të paktën 150MW.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, termocentrali i tretë me burim gazi, me një kapacitet deri në 200MW, është parashikuar që të instalohet afër qytetit të Pjevlja.

Në mënyrë për të përgatitur dokumentet e nevojshme për investimet, EPCG ka shpallur një tender në fund të Dhjetorit për sleketimin e një konsulenti i cili do të angazhohet për përgatitjen e një studimi me zhvillimin e zgjidhjeve teknike dhe studimeve preliminare të fizibilitetit.

Kompania është shprehur se ndërtimi i termocentaleve të gazit është pjesë e tranzicionit energjetik.

Në këtë mënynrë, koncepti i propozuar i termocentralit synon që të mundësoj shfrytëzimin afatgjatë të burimeve vendore për një periudhë prej të paktën 25 viteve në pajtueshmëri të plotë me rregullat klimatike të BE, sipas dokumenteve të tenderimit.

EPCG synon që të përgatit një strategji për të inkorporuar burime të ripërtëritshme të energjisë me operimet e termocentralit të gazit dhe poashtu potencialisht të konvertoj ato në impiante me net zero emetime të CO2.

Mali i Zi do të eksplorojë bregdetin e saj për rezerva të gazit që do t’i shfrytëzojë për termocentrale potenciale

Ministri i investimit kapital, Mladen Bojanic, tha se Mali i Zi është në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes së koncesionit me kompanin Energean.

Nëse gjithcka shkon ashtu sic duhet, implementimi i marrëveshjes do të filloj në qerekun e dyt të 2022, ka shtuar ai.

Në mars të 2017, Energean kishte nënshkruar një marrëveshje të koncesionit me qeverinë e Malit të Zi për eksplorimin dhe nxjerrjen e hidrokarboneve nënujore jo larg nga qyteti i Bar’it në një thellësi prej 50 deri në 100 metrave.

Në këtë mënyrë, nëse nxjerrja e gazit është kost-efektive, ndërtimi i termocentraleve të gazit dhe gazifikimi do të filloj, fillimisht në pjesën bregdetare të vendit dhe Podgoricë, tha Bojanic, duke i’u referuar procedurave të tenderimit për impiante të gazit të filluara nga EPCG.

Ndryshe, vitin që lëmë pas, Kryeministri Zdravko Krivokapic, zbuloj se një termocentral i gazit afër Barit ëhstë një nga mundësitë e zëvendësimit të termocentralit të thëngjillit Pljevlja.

Tubacioni i gazit Adriatik-Jonian (IAP), si dhe një tubacion gazi që do të lidhë Malin e Zi me Serbinë pranë Prijepoljes janë opsione për furnizimet me gaz, tha ai.