Maqedonia e Veriut ka 130 minihidrocentrale, ose 4 për qind e prodhimit të energjisë elektrike

Në Maqedoninë e Veriut numri i hidrocentraleve të vogëla ka arritur në 130 sosh.

I gjithë prodhimi bashkarisht i këtyre hidrokapaciteteteve elektroenergjetike në vendin fqinj është 4 për qind e prodhimit të energjisë elektrike.

Mirëpo, sipas ambientalistëve, shoqërisë civile të këtij vendi, por edhe , aty-këtu të ndonjë zyrtari, dëmi nga këto hidrocentrale të shumta është shumëfish më i madh.

Reklama e sponzorizuar

Sidomos është evident  në degradimin e ambientit dhe në shpërfytyrimin e rrjedhës së lumenjëve  ku janë ndërtuar këto hidrocentrale si dhe në paksimin e ujit në këta lumenj./Buletini Ekonomik/