Muja: Në kohë krizash, Kosova ka pasur gjithmonë rritje të çmimeve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha para deputetëve se në kohë krizash Kosova ka pasur gjithnjë rritje të çmimeve.

Ai tha se rritja e çmimeve vjen si rrjedhojë e rritjes së çmimit të naftës dhe vajrave, e që pastaj efekti është zinxhiror.

“Disa konstatime janë të pavërteta, po ua lexoj cilat janë këto: E para qeveria e Kosovës duhet të nxjerrë sa më parë masa të përhershme dhe konsistente për të rritur kërkesën agregate të qytetarëve. Nuk ka kërkesë agregate të qytetarëve, ka vetëm kërkesë agregate. E dyta është se Qeveria e Kosovës të ridestinoj mjete shtesë buxhetore për financimin e bujqve dhe fermerët, edhe në fund është projektligji për pagat. Si do që të jetë në lidhje me çmimet, është e vërteta është se gjatë dhjetorit dhe nëntorit ka pasur rritje të çmimeve, inflacioni 4 deri në 6 për qind, mirëpo mesatarisht gjatë vitit rritja e çmimeve ka qenë rreth 3.2 për qind”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij, edhe në vitin 2019 ka pasur rritje çmimeve prej 2.7 për qind dhe në kohë krizash Kosova ka pasur gjithmonë rritje të çmimeve.