Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në një konferncë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ka sqaruar tutje vendimin e marrë për rritjen e 4 llojeve të pensioneve, që aktualisht janë nën 100 euro.
Sipas tij, me kërkesë së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është miratuar vendimi për rritjen e shumës së skemave pensionale për katër kategori, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën vlerën prej 100 euro.
Murati ka shpjeguar se kategoritë përfituese nga ky vendim janë pensionet bazike që kishin vlerë prej 90 euro, pensionet e aftësive të kufizuara që kishin vlerë prej 75 euro, pensionet familjare që kishin vlerë prej 90 euro, si dhe pensionet invalidore të punës që kishin vlerë prej 90 euro. Nga ky vendim, rreth 175 mijë pensionmarrës do të përfitojnë nga rritja në pensione.
Murati po ashtu ka bërë të ditur se do të ndryshojë edhe afati kohor për pagesën e pensioneve. Nga ky muaj, sipas tij, pensionet do të paguhen në mes të muajit, më së largu deri më datën 17.
“Duke filluar nga ky muaj do të tentojmë që më datën 18 më së largu të bëjmë pagesën e pensioneve”.