Sot, 26% e energjisë elektrike që gjenerohet në BE është nga energjia bërthamore, ndërsa sipas vlerësimeve dhe parashikimeve të ekspertëve, pjesëmarrja e energjisë bërthamore do të jetë të paktën 15% deri në 2050, ka saktësuar Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, në një invervistë për të përjavëshmen Le Journal du Dimanche.
Breton gjatë paraqitjes për mediumin francez, sqaroi se janë tri drejtime kryesore për zhvillimin e energjisë bërthamore.
Ai foli për zgjerimin e shumicës së 103 reaktorëve bërthamor që aktualisht operojnë në Evropë, si njërin prej drejtimeve, ku do të kenë qasje në taksonominë financuese deri në 2040.
Tutje, një drejtim tjetër sipas tij, është zhvillimi i reaktorëve të gjeneratës së tretë në përputhje me taksonominë deri në 2045.
Krejtësisht në fund, teknologjia e reaktorëve të vegjël modular është në rritje dhe poashtu është listuar në standard, ka theksuar Breton. Nëse Parlamenti Evropian aprovon dokumentin, taksonomia e re do të jetë në fuqi duke filluar nga 2023.
Ndryshe, Franca ka qenë mbështetësja kryesore e propozimit, por kjo poashtu ka provokuar reagime të zhurmshme nga disa vende të tjera anëtare, mbi të gjitha nga Austria dhe Gjermania, të cilat kanë kundërshtuar energjinë bërthamore mbi bazën e shqetësimeve për incidentet potenciale mjedisore dhe mbetjet bërthamore. /Përktheu: Buletini Ekonomik/