Në Holandë ndërtohet ferma e parë lundruese në botë

Ferma e parë lundruse në botë në qytetin holandez, Roterdam, përmban vetëmbajtjen dhe reciklimin në bujqësi dhe blegtorit.

Ferma lundruese me 40 lopë në Roterdam imponohet si një zgjidhje e rëndësishme për holandezët të cilët kanë mungesë të përshtatshme të tokës për bujqësi, shkruan Agjencia Anadollia (AA), përcjell Buletini Ekonomik.

Ferma lundruese me 1200 metra katrorë, e cila është ndërtuar në kanalin Mervehaven në vitin 2018, ndërsa ka nis punën në maj të vitit 2019, cilësohet si zgjidhje e rëndësishme pë Holandën e cila ka mungesë të tokës.

Reklama e sponzorizuar

Mimke Van Vingerden, një nga themeluesit e kësaj ferme ka thënë për AA se objekti po punon me kapacitet të plotë me rreth 40 lopë dhe nga secila lopë brenda ditës merrën 20-25 lita qumësht.

Qumshti, jogurti, djathi janë disa nga prodhimet e qumështit të cilat kjo fermë ua ofron blerësve në shitoren e vet, por edhe në raftet e marketeve të tjera.

Fakti që ferma gjendet mbi ujë favorizon fermët për shkak të afersisë me qendrën e qytetit, por mund të shërbejë edhe si model i blegtorisë në të ardhëm e cila ëshët gjithnjë më e paqartë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Restorantet dhe furrat e bukës që gjendën në afërsi dhe i tërë ushqimi i hedhur në Roterdam shfrytëzohën për ushqimin e lopëve, ndërsa Van Vingerden thotë se mbledhja e ushqimit të hedhur përbën rreth 60 për qind të ushqimit të lopëve./Buletini Ekonomik/