Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut planifikon që të legalizojë tregtimin me kriptovaluta, ndërsa të hyrat nga to do të tatimohen.
Kjo është theksuar në projektprogramin e mandatarit Dimitar Kovaçevski i cili i është dorëzuar kuvendit.
Në arsyetimin për legalizimin e tregtimit me kriptovaluta thuhet se vendi dëshiron ta zë lidhjen me rrjedhat globale, të cilat po përparojnë seriozisht në sistemet më të zhvilluara financiare.
“Qeveria do të ua bëjë të mundshme qytetarëve të cilët kanë Bitcoin ose kriptovaluta të tjera stabile, që legalisht të këmbejnë ato, ndërsa firmave vendore të bëjnë tregti me botën e jashtme me kriptomjete financiare”, thuhet në projektprogramin e qeverisë, transmeton Indikator./Buletini Ekonomik/