Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka treguar se nga 1 janari 2022 përveç shërbimeve në veprimtarinë hoteliere, restorante dhe shërbime të ushqimit, TVSH-ja në 18% u rikthye edhe tek transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi, për policat e sigurimeve bujqësore për kulturat bujqësore.
Sipas tyre, kjo ka ndodhur me miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ku ishte plotësuar dhe ndryshuar edhe Ligji Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku përmes nenit 7 të Ligjit Nr. 05/L-016 për Rimëkëmbje Ekonomike që plotësoi nenin 26 të Ligjit Nr. 05/L-037 për TTVSH-në, u theksua se uljes së TVSH-së i bashkëngjiten furnizimi i mallrave dhe shërbimet hoteliere, restorantet dhe shërbimet e ushqimit.
Pra, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në këta sektor do të kthehet në 18% nga 8% sa ishte në vitin 2020 dhe 2021./Buletini Ekonomik/