Duke qenë një nga kompanitë e shumta publike, Pastrimi po vazhdon ballafaqimin me shumë sfida e veçmas me faktin se mbi 19 milionë euro, kanë mbetur ende të pa arkëtuara, nga shërbimet që ajo ka ofruar.
Shuma prej 19.654.972.18 euro është grumbulluar ndër vite nga konsumatorë të papërgjegjshëm, për të cilët kjo kompani thotë se tani ka dërguar mbi 40 mijë lëndë te përmbaruesi, shkruan Express.
“Pastrimi” ofron shërbime në 6 komuna të Kosovës me rreth 10 mijë klientë dhe deri tani thonë zyrtarët e saj, janë ekzekutuar vetëm 20 për qind e lëndëve që janë dërguar në përmbarim.
Krahas borxheve të grumbulluara nga konsumatorët, sfidë tjetër për kompaninë që vetfinancohet, është edhe shkatërrimi i kontenierëve apo vjedhja e tyre dhe dëmtime të tjera në proces të punës.