Qeveria themelon Komisionin për rekomandimin e emrave për anëtarë të Bordit të OSHP-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të saj ka formuar Komisionin përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për kryetar dhe katër anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Si pjesë përbërëse të Komisionit përzgjedhës, u caktuan Alban Nevzadi-kryesues, i cili aktualisht është ekspert financiar nga mërgata në Zvicër, Leonita Shabani-Mullarama- anëtare, e cila është  zëvëndëssekretare e përgjithshme në Ministrinë e Ekonomisë, Isuf Zejna-anëtar, i njëjti është ekspet ligjor, Enis Spahiu-anëtar dhe Imer Shevelli po ashtu anëtar, përcjell Buletini Ekonomik.

Kujtojmë se Organi Shyrtues i Prokurimit (OSHP), për disa muaj rresht, që nga prilli më saktësisht, ka qenë pa Bord funksional dhe si rrjedhojë qindra tenderë janë bllokuar në pamundësi të shqyrtimit të ankesave të operatorëve ekonomikë.  /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar