Qeveria e re e Çekisë ka bërë të ditur programin që do të mundësoj që vendi i tyre të braktisë qymyrin deri në vitin 2033, përcjell balkangreenenergynews.
Programi parasheh një menaxhim të tranzicionit nga një ekonomi e bazuar në karburante fosile në burime të ripërtëritshme.
Sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, në 2020 Republika Çeke kishte prodhuar 43% të energjisë së saj nga thëngjilli ndërsa 37% nga energjia bërthamore.
Aktivistët klimatik kanë theksuar se viti 2033 mbase është tre vite mbrapa datës kompatibile me Marrëveshjen e Parisit.
Greenpeace beson se Republika Çeke do të heqë gradualisht qymyrin përpara vitit 2030
“Ne shohim planet e largimit të qymyrit duke u përshpejtuar në të gjithë Evropën dhe ne besojmë se Republika Çeke do ta heqë gradualisht qymyrin përpara vitit 2030. Por edhe data e pamjaftueshme e largimit të qymyrit në vitin 2033 dërgon një sinjal të qartë për industrinë energjetike çeke se planet për të zgjeruar minierën Bílina ose për të rinovuar termocentralet e vjetra të qymyrit duhet të braktisen tani,” tha Lukáš Hrábek nga Republika Çeke e Greenpeace, cituar nga Europe Beyond Coal.
ČEZ njofton reduktimin drastik të qymyrit në prodhimin e energjisë elektrike
Në përpuethshmëri me premtimin e qeverisë për largim të thëngjillit, ČEZ ka deklaruar se drastikisht do të ulë përdorimin e thëngjillit në prodhim të energjisë elektrike dhe ngrohjes.
Ndërmarrja shtetërore planifikon që të ulë sasinë e energjisë elektrike që prodhon nga thëngjilli nga 39% sa është aktualisht në 12.5% deri në 2030.
Gjatë zhvillimit të planeve për largimin e thëngjillit, Republika Çeke është duke shikuar tek energjia bërthamore për të siguruar themelet e stabilitetit energjetik të vendit.