Rriten sërish valutat kryesore

Monedha europiane ka regjistruar një rritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi blihet sot ne raport me ditën e martë me 121.5 lekë dhe shitet me 122.1 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Paundi britanik ka shënuar rritje të kuotës këtë të mërkurë pasi është blerë sot me 144.9 lekë dhe është shitur me 146.1 lekë.

Dollari amerikan gjithashtu ka pasur një rritje të vlerës në raport me monedhën vendase ditën e sotme duke u blerë me 106.7 lekë dhe duke u shitur me 107.5 lekë krahasuar me dje.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 115.2 lekë dhe shitet me 116.1 lekë krahasuar më një ditë më parë./SCAN TV/