Rritet numri i investitorëve gjermanë në Kosovë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka njoftuar se gjatë vitit 2021 janë rritur investimet gjermane në Kosovë për 95 për qind në krahasim me vitin 2020.

Kjo rritje prej 95% është madje vetëm për 6 muajt e parë të vitit 2021, janar-qershor, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Reklama e sponzorizuar

Oda Gjermane njofton se vetëm gjatë vitit të kaluar, ajo ka pritur 10 investitorë gjermanë, të cilët kanë shprehur gatishmëri të investojnë në Kosovë.

“Viti 2021, duke qenë edhe si viti i parë pas mbylljes totale nga pandemia COVID-19, ka pasur një numër të konsiderueshëm të investitorëve potencial gjermanë në Kosovë. Gjatë vitit 2021 vetëm Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka pritur 10 investitorë gjermanë. Edhe në bazë të të dhënave zyrtare nga Banka Qendrore e Kosovës, Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania në Kosovë kanë pasur 95% rritje për periudhën Janar-Qershor 2021 në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2020.”, njoftoi Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare sot. /Buletini Ekonomik/