Sa eksportoi dhe importoi Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?

Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka njohur rritje të konsiderueshme të shkëmbimeve tregtare me Maqedoninë e Veriut. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga Instituti i Statistikave, rezulton se në periudhën janar-dhjetor 2021, Shqipëria ka eksportuar në Maqedoni mallra në vlerë 12.5 miliardë lekë. Në krahasim me vitin 2020, eksportet janë rritur me 3.7 miliardë lekë më shumë.

Importet kanë njohur gjithashtu rritje. Në periudhën janar-dhjetor 2021, Shqipëria importoi nga Maqedonia e Veriut mallra me vlerë 13 miliardë lekë, me një rritje prej 4 miliardë lekësh në krahasim me vitin pararaadhës, raporton SCAN./SCAN TV/