Oslo, janar – Kërkesa globale për bakrin një komponentë e rëndësishme për prodhimin e automjeteve elektrike dhe elektronikës konsumuese, do ta tejkalojë ofertën për më shumë se 6 milionë tonelata deri në vitin 2030.
Këto parashkime i ka bërë kompania hulumtuese dhe analitike norvegjeze për problemet e energjetikës, Ristard Energy.
Ky deficit i madh i bakrit do të ketë pasoja të shumëta për tranzicionin energjetik, ngase aktualisht nuk ekziston ndrrimi i mundshëm për bakrin në elektroindustri, tërheqë vërejtjën një raport i kësaj kompanie, duke shtuar se janë të nëvojshme investime të rëndësishme në nxjerrjen e bakrit për t’i ikur mungesave.
Parashikohet që kërkesat për bakër të rritën 16 për qind deri në fund të këtij 10 vjetëshi, ose në 25.5 milionë tonelata në vit, derisa oferta siç parashikohet, do të bije në 12 për qind karshi nivelit të vitit 2021, transmeton portali Oil Price, përcjell Buletini Ekonomik.
Vlerësimet të cilat bazohen në projektet e parashikuara tregojnë se dërgesat e bakrit do të arrijnë në 19.1 milionë tonë në vit që është dukshëm më pak se sasitë e nevojshme për përmbushjën e kërkesave.
Rritja e tregut të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe të makinave elektrike kanë shtuar kërkesën për bakër dhe për pasojë kanë shkaktuar ngritjën e çmimit të këtij metali për 70 për qind gjatë pandemisë.
Sipas të dhënave ekzistuese nga tregjet e bakrit, ky metal sot është tregtuar me çmimin prej 9.730 dollarë për ton./Buletini Ekonomik/