Monedha europiane është blerë këtë të premte me 120.7 lekë dhe është shitur me 121.3 lekë duke mos regjistruar luhatje të ndjeshme në raport me ditën e djeshme.
Ndërkaq Paundi britanik blihet mëngjesin e sotëm me 144.2 lekë dhe shitet me 145.6 lekë duke e mbyllur kështu javën negativisht sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë fund jave teksa blihet sot me 107.8 lekë dhe shitet me 108.8 lekë në raport me ditën e enjte.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane e ka mbyllur javën pozitivisht teksa blihet këtë mëngjes me 115.8 lekë dhe shitet me 116.7 lekë./SCAN TV/