Si e kanë nisur javën valutat e huaja përballë Lekut?!

Monedha europiane e ka nisur këtë javë pozitivisht duke ruajtur rritjen e javës së kaluar teksa blihet këtë mëngjes me 121.2 lekë dhe shitet me 121.9 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka shënuar sërish një rritje në raport me javën që lamë pas teksa blihet sot me 106.8 lekë dhe shitet me 107.6 lekë.

Paundi britanik ka regjistruar rritje të kuotës gjithashtu krahasuar me javën që shkoi teksa blihet mëngjesin e sotëm me 144.5 lekë dhe shitet me 145.6 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane nuk bën përjashtim pasi edhe ajo ka fituar pikë përballë monedhës vendase teksa blihet sot me 115.7 lekë dhe shitet me 116.5 lekë./SCAN TV/