Sllovenia do të pezullojë prodhimin e energjisë elektrike nga qymyrguri më së voni deri në vitin 2033, njoftoi dje qeveria sllovene.
Një zgjidhje të tillë e parashikon Strategjia Kombëtare për nxjerrjen dhe ristrukturimin e qymyrit të dy provincave, në të cilat minierat aktive të qymyrit ende funksionojnë si një aktivitet i rëndësishëm ekonomik, transmeton Hina.
Miratimi i strategjisë nënkupton se rajonet e përmendura, mund dhe do të fillojnë të përdorin mjetet nga fondi për transformim të drejtë energjetik, në kuadër të të cilit Sllovenia do të marrë gati 250 milionë euro, sipas qeverisë.
Sllovenia siguron një të tretën e prodhimit të energjisë elektrike nga termocentrali Shoshtanj, i cili përdor qymyrin për prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa dy të tretat e mbetura sigurohen kryesisht nga hidrocentralet dhe termocentrali Kërshko.