Themelohet Këshilli Kombëtar për Ndryshimet Klimatike në Kosovë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar kërkesa e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në lidhje me themelimin e Këshillit Kombëtar për Ndryshimet Klimatike, i cili do të funksionojë në kuadër të Qeverisë.

Ky Këshill, sipas një komunikate për media të lëshuar nga Qeveria, do të jetë përgjegjës për përcjelljen dhe zbatimin e dokumenteve strategjike dhe planeve të veprimit për ndryshimet klimatike në përputhje me angazhimet në kuadër të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, Marrëveshjes së Parisit dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Këshilli do të përbëhet nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës, që në të njëjtën kohë do ta kryesojë Këshillin, Ministrja e Ekonomisë; Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve; Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe Ministri i Shëndetësisë. /Buletini Ekonomik/