Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se kompanitë e pastrimit i kanë angazhuar 27 makina për t’i pastruar rrugët nga bora që e ka përfshirë sot kryeqytetin.
“Gjatë gjithë ditës kemi qenë dhe jemi në terren!”, ka thënë Zogaj.
“Kompanitë e pastrimit janë të angazhuara me 27 makina për të pastruar rrugët nga bora. Ju lusim për kujdes të shtuar në trafik”.